Të shumtë janë ata që e mbajnë mend policen simpatike që Erion Velija prezantoi pak muaj më parë. Në festën e 8 marsit kryebashkiaku publikoi një foto të polices bukuroshe duke uruar kështu të gjitha femrat.

Mirëpo pamja e Silva Mucçopata mori vëmendjen e të gjithëve dhe fotot e saj u komentuan gjatë në të gjitha portalet. Të shumtë ishin ata që e cilësuan atë si 'Miss policia' ose dhe si policja më seksi që keni parë deri më sot.

Por shumë muaj pasi Silva u bë shumë e famshme në rrjetet sociale, ajo vazhdon ende të tërheq vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Së fundmi bukuroshja brune ka publikuar disa foto ku shfaqet edhe më e bukur se më parë.





