Nga Shqipëria / E Diel 4 Nëntor 2018, 13:01

Anjeza Shahini në pritje të ëmbël, zbulon për herë të parë barkun e rrumbullakosur

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Anjeza Shahini ka ndarë së fundmi me të gjithë fansa një lajm të mrekullueshëm. Ajo është për herë të parë shtatzënë dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me një body mbi të cilin shkruhet “A duket barku im i madh me këto? Kërkoj ndjesë për mungesën në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’ miqtë e mi, por siç e shikoni kam qenë pak e ngarkuar.”, shkruar Anjeza pranë fotos ku shfaqet shumë qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Siç dihet në vitin 2015 ajo i dha fund beqarisë me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.