Ditën e djeshme në emisionin e Rudina Dembacaj "Mos i fol shoferit", ishte e ftuar moderatorja e njohur e "Wake up", Ori Nebijaj e cila përveç se jetës së saj është ngacmuar nga moderatorja dhe për jetën e saj intime.

Ajo është pyetur nga ana e Rudinës se cili ka qenë vendi më i çuditshëm që ajo ka kryer marrëdhënie seksuale. Ndonëse në fillim Ori ka ngurruar të përgjigjet dhe ka thënë se nuk ka një të tillë më vonë ka zbuluar publikisht se ka kryer marrëdhënie seksuale në det.

"Nuk kam dhe më vjen keq pse nuk kam, një jetë ka njeriu. Pastaj varet çfarë konsideron vend të çuditshëm...Në varkë", tha Ori.







