Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Xing me Ermalin" ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e dashur për publikun Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja ka folur diçka më shumë për jetën e saj dhe madje ka zbuluar dhe projektet e saj në muzikë dhe jo vetëm.

Ajo ka surprizuar publikun teksa ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim si moderatore, pasi ka ndërmend të sjell një emision të ri në ekranin e Klan Tv.

"Shpresoj shumë që sezonin që vjen, nga janari të vij në televizion me një emision timin", u shpreh këngëtarja duke iu drejtuar Ermalit: "Do të konkurroj ty".

"Unë në Klan jam rritur që e vogël kështu që këtu më takon të jem", tha Çiljeta





