Nga Shqipëria / E Diel 4 Nëntor 2018, 12:12

E ëma e nxjerr bllof Robertin, shihni çfarë bën për Tunën

Prej ditësh këngëtarja e njohur Tuna ka qenë në vëmendje të mediave dhe është komentuar shumë gjatë që pas intervistës  në emisionin "Xing me Ermalin". Që pas sherrit me kunatin e saj, Robert Berisha, në media është shkruar se këngëtarja nuk ka aspak marrëdhënie të mira dhe me prindërit e Patrisit.

Mirëpo ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’, ajo ka treguar për herë të parë raportin që ka me vjehrrën. Në një foto që Tuna ka publikuar  shihet nëna e Patrisit teksa luan me Tianin, ndërkohë që pranë kanë edhe dadon filipinase.

Me anë të këtij postimi, Tuna i ka mbyllur gojën të gjithë ayre që mendonin se mes saj dhe prindërve të Patrisit ka pasur një sherr.