Pak ditë më parë në të gjitha mediat bëri bujë sherri mes këngëtares Fjolla Morina dhe ish të dashurit të Morena Tarakut miliarderit Sasha Sobah. Ata si fillim u shfaqen duke kërcyer bashkë në një club nate, por më pas Shasha tregoi për të gjithë se Fjolla ishte thjesht një fanse e tij.

Këngëtarja e ftuar në emision shpërtheu kundër miliarderit duke e quajtur atë mashtrues. Por sherri i tyre nuk u mbyll me aq, pasi Shasha në një postim në ‘Instastory’ e ofendoi rëndë Fjollën duke e quajtur fallco dhe plastike dhe duke e kërcënuar se do ti publikonte mesazhet private.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Mirage’, Fjolla ka rrëfyer sesi është e vërteta dhe ka kërkuar që kjo çështje të mbyllet me kaq.

“S'ka asgjë të vërtetë, mesazhet unë mund t’i marr, por ai i ka fshi mesazhet. I kam dërgu zemër se m’ka bo mesazh, siç ju dërgoj gjithë fansave. Ai nuk është kërkushi, u ekzagjeru ky sen. M’ka shkrujt, a mudnesh me ma verifiku instagramin, i ktheva përgjigje për respekt. Ai më pask i ka nxjerr ato gjëra, pse i kam bërë unfolloë. Më vjen keq nga ai se njerëzit janë të sëmurë mentalisht. Ka probleme me trurin. Dua të mbyllet te ky emision kjo temë, Nanën ja q* ku osht., u shpreh Fjolla.





