Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 22:10

Plas sherri në 'Hell's Kitchen', konkurrenti i kthehet keq Renato Mekollit (Video)

Emisioni më i ri në "Top Channel", "Hell’s Kitchen", është kthyer në një ndër më të komentuarit ditët e fundit në media dhe kjo për shkak të sjelljes dhe presionit agresiv të shefit të njohur Renato Mekolli. Të shumta ishin kritikat nga ana e personazheve të njohur dhe publikut, mirëpo vetë Renato sqaroi se program është i ndërtuar në atë lloj forme.

Mbrëmjen e sotme situate është përkeqësuar edhe më shumë pasi njëri nga konkurrentët nuk ka duruar dot presionin dhe ka shpërthyer në të shara kundër Renato Mekollit.

Ai nuk ka duruar dot fjalët dhe veprimet e Mekollit dhe e ka sharë atë përpara të gjithëve. Më pas shefi e ka pyetur se çfarë tha kur iku nga frigoriferi dhe konkurrenti i quajtur Erion i tha troç përpara të gjithëve: ‘’Do ta dish? Epo… Na u ça ka**".

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ana e Mekollit, i cili i indinjuar e ka përzënë nga kuzhina konkurrentin.

Plas keq në kuzhinën e ferrit on Vidnews.