Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 22:10

Del zbuluar, këngëtarja shqiptare është shtatzënë dhe askush se dinte

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, këngët e të cilës janë dëgjuar nga të gjithë dhe shumë shpejt janë kthye në hite. Bëhet fjalë për këngëtaren e këngëve popullore Maya, e cila së fundmi është zbuluar se është shtatzënë.

Ajo gjithmonë është munduar që jetën e saj personale ta mbajë larg vëmendjes së publikut dhe për këtë arsye edhe shtatzënia e saj e parë është zbuluar në muajt e fundit. Ka qenë gazetarja Megi Bilo ajo që e ftuar në ‘Fun Day’ ka treguar se Maya është 8 muajshe shtatzënë.

Burime pranë ‘Inlife.al’ kanë rrëfyer se Maya është në pritje të një djali dhe se shumë shpejt do të mbajë në krahë fëmijën e saj të parë.