Në fillim të këtij sezoni televiziv u përfol shumë se këngëtarja e njohur Fifi nuk do të ishte pjesë e emisionit "Shiko kush luan" pasi ishte zënë me moderatorin Luana Vjollca. Mirëpo një gjë e tillë u hodh shpejt poshtë pasi në puntatën e dytë të emisionit, Fifi u shfaq në vendin e saj si gjithmonë.

Ndonëse largimi i saj nga ‘Xing me Ermalin’ ishte i bujshëm, Fifi në intervista të mëparshme ka treguar se tek ‘Top Channel’ ka pasur kushte më të mira pune se tek 'Klan', mirëpo ditën e sotme ajo ka hedhur poshtë deklaratën e saj të mëparshme.

E ftuar ditën e sotme në emisionin "Trokit", Fifi ka zbuluar se tek emisioni "Xing e Ermalin" ajo paguhej më shumë.

“Me thënë të drejtën tek Ermali jam paguar më mirë”, ka treguar për moderatorin këngëtarja e njohur.





