Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 21:09

I martuar dhe baba i një vajze, del e shkuara sekrete e burrit miliarder të Angela Martinit

Ditën e sotme modelja shqiptare Angela Martini publikoi në profilin e saj disa foto nga surpriza e ditëlindjes së bashkëshortit të saj rumun, Dragos Suvulescu. Ajo që tërhoqi vëmendjen dhe u komentua gjatë ishte organizimi luksoz, por edhe torta e veçantë e ditëlindjes.

Mirëpo një detaj që u ka shpëtuar të gjithëve ishte vogëlushja që shfaqej në foto së bashku me Angelën dhe miliarderin rumun. Sipas ‘Iconstyle’, vajza në fjalë është e bija e Dragos nga martesa e tij e parë.

Askush se dinte, por Suvulescu ka qenë i martuar në vitin 2005 me stomatologen Rodica Ghionea, nga kjo martesë ata kanë një vajzë dhe u divorcuan vetëm 4 vite pasi u martuan.

Ndërkohë pas divorcit me stomatologen, Dragos ka qenë i lidhur me Madalina Ghenea, por në vitin 2011, modelja i dha fund marrëdhënies dhe më vonë Dragos u njohë me Angela Martinin me të cilën u kurorëzua një vit më parë.