Një muaj më parë në të gjitha mediat u komentua gjatë deklarata e papritur që aktorja Ana Lika bëri në një emision ku shpërtheu në të shara kundër këngëtares Fifi. Ajo e quajti atë publikisht fuçi uthulle dhe balenë.

"Është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike", tha Ana ndër të tjera.

Ditën e sotme, Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Trokit” ku për herë të parë ka reaguar për fjalët e Anës duke treguar se në fakt me të nuk ka asgjë dhe për këtë arsye nuk e di përse aktorja mendon ashtu për të.

"Unë me Anën i kemi lëshuar flamurat e bardhë. Nuk e di ça ndodhi. Duhet pyetur Ana. Unë s'kam asgjë me të. Nuk e prisja por gjithsesi ajo është gocë garipe", tha Fifi.






