Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 13:01

Për tu çuditur: 41-vjeçarja shqiptare bëhet nënë për herë të 16-të

Së fundmi i gjithë opinion publik është çuditur pas historisë së pazakontë të një familje shqiptare, ku një 41 vjeçare ka sjellë së fundmi në jetë fëmijën e saj të 16-të.

Bëhet fjalë për Bahria Gashin e cila jeton në Prishtinë dhe ka rrëfyer së fundmi se shtatzënia ka qenë e paplanifikuar aq sa fëmija i 16-të nuk ka lindur në spital, por në shtëpi.

"Katër i kam lindur në spital, të tjerat në shtëpi më ndihmën e Zotit dhe të vjehrrës. Vjehrra më ka ndihmuar. Më mirë në spital se është kujdesi më i mirë dhe pritja më e mirë."- është shprehur ajo.

Ndër të tjera 41 vjeçarja ka rrëfyer se lajmin e shtatzënisë nuk e kanë pritur aspak mirë fëmijët e tjerë të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike pasi ushqehen vetëm me rrogën e bashkëshortit. Madje ka rrëfyer se pak kohë më parë ajo u bë dhe gjyshe për herë të parë.

"Me u ba gjyshe është një dhuratë e madhe e masandej me u ba nanë. Pasi je ba gjyshe, është shumë prekëse, por ndodhi."- ka treguar ajo.