Një muaj më parë bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini, Dragos Savulescu ka festuar ditëlindjen, mirëpo vetëm sot bashkëshortja e tij ka vendosur të shpërndaj foto nga festa madhështore.

Angela ka treguar nëpërmjet postimeve në Instagram se ajo i kishte përgatitur një super surprizë bashkëshortit, një festë gjigante. Në foto shihej një ambient madhështorë i dekoruar deri në detaj me tullumbace të zeza dhe gri.

Ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë torta e madhe që Angela kishte përgatitur për Dragosin. Ajo ishte tre katëshe dhe në çdo kat kishte foto të biznesmenit nga moment të ndryshme të jetës së tij.
View this post on InstagramLate post from my love’s surprise birthday party, October 12thâ¤ï¸ð?¥?ð???â¤ï¸





