Sfilata e famshme e Victoria’s Sectet është padyshim një nga ngjarjet më të shumëpritura dhe të komentuara në të gjithë botën. Modelet me famë botërore, por edhe artistët e ndryshëm bëhen pjesë e saj.

Por si asnjëherë më parë këtë vit në sfilatën e engjëjve të ‘Victoria’s Secret’ do të marrin pjesë edhe dy shqiptare. Bëhet fjalë për dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe Rita Ora të cilat kanë lajmëruar se do të performojnë në këtë ditë të rëndësishme.

Lajmin e kanë dhënë vetë këngëtaret nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku janë shprehur shumë të lumtura dhe të emocionuara për pjesëmarrjen e tyre. Pjesë tjetër e kastit performues që do të këndojnë në 2 dhjetor do jenë ‘The Chainsmokers’, Halsey, Kelsea Ballerini, Shaën Mendes, The Struts.





