Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 12:12

Larg make up-it dhe filtrave, ja si duket Ronela Hajati pa pikë grimi në fytyrë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Ronela Hajati është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më simpatike dhe natyrale në showbizin shqiptar. Ajo e ka pranuar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në fytyrën e saj dhe ndryshe nga shumë vajza të tjera nuk e ka problem që të dal dhe pa make up.

Ndonëse në klipet e këngëve asaj i pëlqen që të eksperimentojë me veshjen, modelin dhe ngjyrën e flokëve, në përditshmërinë e saj Ronela zgjedh që të jetë shumë e thjesht.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa foto në instastory ku shfaqet pa pikë grimi në fytyrë. Me fytyrën pa filtra dhe make up dhe me flokët e shkatërruar Ronela ka treguar se edhe ashtu është po aq simpatike sa e lyer.