Aktorja shumë e njohur e cila u bë e njohur në të gjithë botën pas rolit të saj në filmin "Odiseu", ku luante Penelopin ka shokuar së fundmi pas deklaratës së saj. Irene Papas e cila gjithmonë është prezantuar si greke së fundmi ka treguar se në fakt është me origjinë shqiptare dhe ka zbuluar dhe mbiemrin e saj të vërtetë.

Sipas ‘Klan Kosova’ 92 vjeçarja ka treguar se ka lindur në Shqipëri dhe se mbiemri i saj i vërtetë është Leleku.

"Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku."- ka zbuluar ajo.






