Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 11:11

Një mama krenare, shihni sa shumë është rritur djali i Ilva Tares

Një vit më parë gazetarja e njohur shqiptare, Ilva Tare u bë nënë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Thomas. Ajo është mjaft e rezervuar dhe shumë rrallë ka publikuar foto me vogëlushin e saj.

Mirëpo ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instastory, Ilva ka treguar se Thomas është rritur aq shumë sa që tani ndihmon mamin me punët e shtëpisë.

“Mirë se vjen nëntor”, shkruan Ilva përmbi foton ku vogëlushi shfaqet duke ujitur lulet.