Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 11:11

Gjërat me Elgitin po bëhen serioze: Klea prezanton kunatin dhe shihni ç’thotë për të

Prej kohësh marrëdhënia mes moderatores Klea Huti dhe këngëtarit Elgit Doda ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat në media. Ata janë kthyer në një nga çiftet më simpatik të showbizit shqiptar dhe jeta e tyre private merr një vëmendje të madhe.

Por siç duket lidhja e tyre tashmë është bërë shumë serioze pasi dyshja ka filluar që të takojë edhe familjarët e njëri-tjetrit. Moderatorja tashmë është bërë pjesë e familjes Doda dhe ka filluar që vëllain e Elgitit ta quaj kunat.

Klea ka postuar së fundmi një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet vëllai i vogël i këngëtarit dhe  e ka uruar atë publikisht për ditëlindjen.

“Edhe 100 kunati ma i majr prej krejtve”, shkruan Klea në një foto në Instastory shoqëruar me një ikonë zemre, duke na treguar kështu marrëdhënien e mirë që ka me të.