Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 11:11

Nevina Shtylla tha se i bëri block, Eni Shehu flet për herë të parë për sherrin

Orët e fundit në media është komentuar gjatë sherri mes moderatores Nevina Shtylla dhe gazetarit Eni Shehu. Në një video të shkëputur nga emisionin "Pop Culture", Nevina ka treguar se arsye se përse nuk e ndjek Enin në Instagram është pasi ai i ka bërë block.

Ka mjaftuar kjo që në media të shpërndahet me shpejtësi lajmi se mes dyshes ka pasur një konflikt të madh gjatë kohës kur punonin bashkë në emisionin ‘Jo vetëm modë’.

Mirëpo pak më parë, i kontaktuar nga revista ‘Class’, Eni ka folur për herë të parë për mosmarrëveshjet me Nevinën.

"Me Nevinën nuk kemi ndarë kurrë momente shoqërore. Kemi bashkëpunuar dhe kemi qenë koleg korrekt, por miqtë secili i zgjedh sipas dëshirës, edhe në rrjetet sociale"!, ka thënë Eni duke i dhënë fund gjithë aludimeve.