Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 10:10

'Ai më ka bërë block', plas sherri mes Nevina Shtyllës dhe moderatorit shqiptar

Pas një bashkëpunimi të gjatë në emisionin "Jo vetëm modë", duket se moderatorja e njohur Nevina Shtylla dhe moderatori Eni Shehu i kanë prishur marrëdhëniet e tyre. Prive.al ka raportuar se mes dy personazheve të njohur ka pasur një konflikt dhe për këtë arsye ata nuk flasin më me njëri tjetrin.

Madje e ftuar në “Një ditë me Dojnën”, Nevina ka treguar se nuk e ndjek më Enin në rrjetet sociale pasi ai e ka bllokuar.

“Ma ka bërë bllok”, shprehet Shtylla duke buzëqeshur.

Deri tani nuk dihet se çfarë mosmarrëveshje ka pasur mes tyre, dhe madje asnjëri prej tyre nuk ka reaguar lidhur me këto lajme.