Nga Shqipëria / E Premte 2 Nëntor 2018, 09:09

E pyesin nëse do i ftojë fëmijët e Shkëlzenit në dasmë, Armina jep përgjigjen e papritur

Një muaj më parë blogerja e njohur Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha u fejuan në një ceremoni shumë private ku të pranishëm ishin vetëm miqtë e ngushtë dhe familjarët. Kjo ceremoni u komentua gjatë nga mediat dhe madje në një emision Armina tregoi se shumë shpejt do të realizojnë dhe një dasmë.

Së fundmi një nga fansat e saj e ka pyetur blogeren e njohur në Instagram se nëse në ceremoninë e dasmës do të ftojë fëmijët e Shkëlzenit, për të cilët përflitet se Armina ka një marrëdhënie shumë të mirë.

“Sigurisht. Unë me të vërtet i dua ata” , ka thënë Armina duke e shoqëruar postimin me disa emoji me sy me zemra.