Përplasje ndërmjet këngëtares Enca dhe grupit OTR janë të shpeshta. Më e fundit ka qenë ajo mes këngëtares dhe Don Vidit shokut të Noizyt. Ai në një vdeo live të këngëtares e ka tallur atë për deklaratën që tha që një natë me të kushtonte 100 milionë euro.

Pas kësaj ditën e djeshme në media u përfol edhe thumbi i tij i radhës kundër këngëtares. Don Vidi kishte shkruar në profilin e tij fjalën ‘Salfemade’ një fjalë kjo e përdorur shumë nga ana e këngëtares, duke e shoqëruar atë me një emoji gishti të mesit dhe një fytyrë derri.

Mirëpo pas të gjitha këtyre sulmeve më në fund Enca ka reaguar kundër të gjithë reperave shqiptar dhe ua ka mbyll gojën një herë e mirë me përgjigjen e saj.

“Sa gjë e ëmbël që këta artistat/ reperat e duan një vajzë të mirë, të urtë, besnike për ta marrë për nuse dhe për ta mbyllur në shtëpi derisa të vijë dita për tu martuar. Por kanë 100 të dashura nga ana tjetër. Goca mos humbi jetën tuaj duke ndjekur meshkujt, bëni qejf derisa të gjeni një djalë për shtëpi. Shpërdorojeni kohën e këtyre reperave”, ka shkruar këngëtarja në postim.







