Nga Shqipëria / E Enjte 1 Nëntor 2018, 23:11

Pas ndarjes së bujshme nga miliarderi iranian, Morena flet për dashurinë

Këngëtarja Morena Taraku është padyshim një ndër këngëtaret e cila tërheq gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me jetën e saj private por edhe me fotot dhe videot provokuese. Ajo prej muajsh ka qenë shumë e komentuar në media për shkak të lidhjes dhe ndarjes me miliarderin Iranian Sasha Sobah.

Ata kanë muaj që i dhanë fund marrëdhënies së tyre mirëpo ajo vijon të përflitet edhe sot nga mediat rozë. Së fundmi bukuroshja brune ka qenë  pjesë e një interviste për revistën ‘Class’ ku ka folur më shumë për dashurinë.

Ajo është pyetur nëse dëshiron që i dashuri i saj të bëjë pjesë në showbizz dhe ka treguar se tani për tani është beqare duke treguar kështu se s’do të ketë një rikthim me Sashën.

“Tani për tani as brenda showbiz-t, as jashtë. Thjesht jam dashuruar në punën që bëj dhe kaq më mjafton”, tregoi këngëtarja.