Nga Shqipëria / E Enjte 1 Nëntor 2018, 23:11

Maskimi më i mirë për Halloween, London do t’ju ëmbëlsojë natën me këtë foto

Me rastin e festës së njohur "Halloween" shumë nga personazhet e njohur shqiptar kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video me maskimet që kishin zgjedhur për këtë festë. Mirëpo një nga maskimet më të veçanta  është ajo e djalit të Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, Londonit.

Së fundmi Sara ka publikuar në Instagram një foto shumë të ëmbël të vogëlushit ku shfaqet i veshur me kostumin e Spiderman teksa mbanë në duar një kosh me karamele.

"Prej pak kohësh London donte vetëm të vishte rrobat e Spiderman. Dje dëshira e tij u realizua,”-përfundon Sara krahas fotos së të birit.