Këngëtari i njohur Besnik Qaka dhe grupi "NRG Band" pak ditë më parë publikuar këngën e tyre të re që titullohet "Ani more nuse". Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka marrë shumë klikime në Youtube. Mirëpo reperja shqiptare e quajtur Nikka në një postim në ‘Instastory’ ka shpërthyer kundër Besnikut dhe e ka akuzuar atë për vjedhje të këngës.

"Edhe pak dit vjen projekti jem i radhes “Ani Mori Nuse” edhe pse kete ide me kuptimin e plot te fjales ma ka VJEDH artisti ne fjale @besnik_qaka ku e ka lansu projektin para pak diteve, amo pak ka rensi kjo te une se iden munesh mema vjedh po dhuntin qysh un e boj artin smunesh me pas ti e as kerkush, se kta e kom dhunti prej Zoti...Um vjen mir qe artistat me karriere t’gjate n’skene po inspirohen prej idejave tmija qe i kom veq 1vjet karriere. Kshtu qe prej sot po i informoj artistat e Estrades Shqiptare qe i kom lshu nzbritje me oferte idejat e mija artistike muzikore shume shpejt keni mi pa edhe deshmite per kejt kto qe i thash... versioni im po vjen", shkruan Nikka në videon e postuar në Instagram.

Ndërsa në Instastory reperja shkruan se po mundohen t'i pengojnë rrugën. "Kjo tentative e juaja ka me ju djeg pak keq e them me keqardhje", shkruan Nikka.





