Moderatorja shumë e dashur për publikun Jona Spahiu, një muaj më parë u bë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Raiden. Ajo ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale ku ka publikuar vazhdimisht foto dhe video me vogëlushin e saj, por gjithmonë duke i fshehur fytyrën.

Mirëpo pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku vogëlushi Raiden shihet duke fjetur në krahët e babait të tij. Atë e bir shihen të shtrirë teksa janë duke fjetur, ndërkohë që në foto shihet qartë dhe fytyra e djalit, ku siç vihet re ngjan shumë me Jonën.

“Duken kaq të paqtë kur flenë”, ka shkruar Jona pranë fotos që ka marrë mjera pëlqime nga fansat.






