The Weeknd është një nga reperët më të suksesshëm aktualisht ën tregun ndërkombëtar. Ai ka sjell një serë këngësh që janë kthyer menjëherë në hite dhe dëgjohen ën të gjithë botën. Mirëpo askujt nuk ja priste mendja se sozia e këngëtarit do të ishte një shqiptar.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Kosova Skerdi, i cili siç kanë vënë re fansat në disa foto ka një ngjashmëri shumë të madhe me reperin me famë botërore. Ata kanë pothuajse të njëjta tipare dhe kjo gjë vihet re më shumë në fotot e mëposhtme.

Siç dihet pas suksesit të këngës Buggati ku Skerdi erdhi në bashkëpunim me Gjikon, ai shumë shpejt do të sjellë një duet me këngëtaren Nora Istrefi.





