Ditën e sotme dizajneri i brandit shumë të njohur Philipp Plain ka shpërthyer në disa postime kundër të gjithë atyre që vishen me imitimet e veshjeve të tij.

Plain ka publikuar një seri postimesh në ‘Instastory’ ku është tallur hapur me çdo kënd që ka veshur imitime të markës së tij dhe e ka etiketuar atë duke pretenduar se është veshur me veshje origjinale.

Në shumë prej postimeve ka pasur edhe të rijnë shqiptar, të cilët kanë publikuar foto të veshur me Philipp Plain dhe pranë saj kanë etiketuar brandin e njohur.

“Dua të bëhem tutor dhe prandaj blej fallco”- ironizon mbi foton e një djali shqiptar, i cli shfaqet veshur me një bluze fallco të Philipp Plain.

“Kur je e gjitha e veshur me fallco dhe bën tag gjithë brand-et origjinale në foton tënde!”- vazhdon ai dhe kësaj here e ka me një vajzë nga Mitrovica.

Madje, me dikë tjetër përveçse t'i vërë në dukje bluzen fallco është tallur edhe me përshkrimin që ai ka bërë në foto. "A e beson vërtetë atë budallallëkun që shkruan?"





