Rovena Stefa mori vëmendjen e mediave pak ditë më parë pas publikimit të klipit të saj të ri që titullohet Jeta Jeta. Në videoklip, ajo shfaqej e veshur me një fund me dy të çara anash dhe të shumtë ishin ata që aluduan se këngëtarja kishte dal pa të brendshme dhe i dukej qartë pjesa intime.

Mirëpo ndonëse ajo nuk reagoi lidhur me këto lajme, së fundmi ka pyetur fansat e saj në ‘Instastory’ se në cilin emision dëshirojnë që të shkojë për të promovuar këngën e re.

Shumë prej tyre i kanë sugjeruar emisionin "Zonë e lirë" të Arian Çanit, mirëpo Rovena ka habitur fansat me përgjigjen që ka dhënë.

“O nuk shkoj tek Arian Çani se ai është i çmendur”, kishte shkruar në postim këngëtarja.







