Në muajin shtator moderatorja shqiptare e "Digitab", Vilma Masha i dha fund beqarisë në një ceremoni shumë private që u zhvillua në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Të pranishëm në këtë dasmë ishin vetëm miqtë e ngushtë të çiftit dhe familjarët e tyre.

Në foto që u shpërndan në rrjetet sociale, Vilma shfaqej e veshur shumë thjesht me një fustan të ngushtë pas trupit i punuar me dantellë dhe një vello shumë të gjatë. Mirëpo siç duket moderatorja e sportit paska pasur dhe një fustan tjetër të cilin nuk e ka nxjerr më parë në media.

Në disa foto të publikuara së fundmi nga fotografja Fjoralba Maliqi, Vilma shfaqet duke pozuar me një fustan shumë elegant I hapur në pjesën e dekoltesë dhe me një fjongo të madh në bel, ndërkohë që në fund është i fryrë.






