Nga Shqipëria / E Enjte 1 Nëntor 2018, 12:12

'Kujdes nëse të del ky mesazh', Ambasada paralajmëron aplikuesit e Lotarisë Amerikane

Që në datën 3 tetor është hapur për të gjithë aplikimi për "Lotarinë Amerikane" i cili do të vijojë deri në datën 6 nëntor. Të shumtë kanë qenë aplikimet dhe për këtë arsye Amabasada Amerikane vazhdimisht ka dhënë këshilla për aplikuesit në mënyrë që ata mos të gabojnë dhe të digjen.

Mirëpo së fundmi të gjithë aplikuesit janë hasur me probleme dhe në ekranin e tyre ka dalë mesazhi i gabimit. Ambasada ka lajmëruar nëpërmjet një postimi në Facebook se çfarë duhet të bëjnë njerëzit në rast se ky mesazh u del në ekran.

“Departamenti i Shtetit është në dijeni që disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur përpiqen të kryejnë aplikimin për t’u regjistruar për Programin e Lotarisë DV-2020 ose për të kontrolluar statusin e tyre. Zyrtarët aktualisht po punojnë për të rregulluar këtë çështje. Nëse hasni një problem gjatë procesit të aplikimit për Lotarinë, lutemi provojeni më vonë.”, shkruan Ambasada amerikane.

Pesë këshillat që duhet të keni parasysh nëse ende nuk keni aplikuar për Lotarinë janë: Lexoni rregullat, aplikoni vetëm një herë, sigurohuni që foto është e saktë,  kontrolloni mirë të dhënat dhe aplikimi është falas.