Nga Shqipëria / E Enjte 1 Nëntor 2018, 11:11

Renato Mekolli është më i frikshmi, ja moderatorja shqiptare që u maskua si ai për Halloween

Që pas fillimit të emisionit të ri "Hells Kitchen" në Top Channel, shefi i njohur Renato Mekolli u kthye në një ndër personazhet më të kritikuar dhe sulmuar në rrjetet sociale. Sjellja e tij e ashpër dhe e frikshme me konkurrentet ngriti shumë debat dhe tek personazhet e njohur.

Me rastin e Halloween moderatorja e njohur e emisionit "Thumb" Fatma Haxhialiu, vendosi që të maskohej si Renato Mekolli duke qenë se ai është prej kohësh personazhi më i frikshëm në ekranet shqiptare.

"Pasi u mendova gjatë si te maskohesha këtë Halloween, vendosa të jem personazhi më i frikshëm i momentit i ekraneve shqiptare. Ai dora vetë, shef Renato. -Kujdes qimen ti aty, se e hëngre tiganin kokës."- shkruan ajo në postimin ku ka publikuar foton e shefit të kuzhinës.