Dy këngëtaret e njohura Tuna dhe Nora Istrefi janë padyshim ndër më të komentuarat në mediat rozë. Ndonëse dikur ato kanë qenë mikesha, raportet e tyre janë prishur aq sa nuk e durojnë më njëra-tjetrën. Edhe pse janë kunata, Tuna dhe Nora prej kohësh kanë shpallur luftë me njëra-tjetrën dhe nuk kanë aspak raporte të mira.

Mirëpo vite më parë festën e Halloweenit dy vajzat e njohura të ekranit e festonin gjithmonë bashkë. Ato dikur kanë qenë të pandara dhe në çdo event shfaqeshin në krahë të njëra-tjetrës. Në disa foto të publikuara së fundmi Nora dhe Tuna janë fotografuar vite më parë duke festuar të maskuara së bashku me Afërdita Dreshaj.

Në foto Tuna shihet e veshur si një infermiere ndërsa Nora si një 'Wonder Woman' duke pozuar të lumtura dhe të buzëqeshura pranë bashkë.






