Nga Shqipëria / E Enjte 1 Nëntor 2018, 10:10

Pas ndarjes, Melita merr vendimin e papritur dhe bën Majk të pendohet

Prej muajsh në media, lidhja e reperi Majk dhe modeles Melita Nushi mori një vëmendje të madhe pavarësisht se çifti nuk pranonte asgjë publikisht ata u kapën shumë herë mat nga ana e fansave.

Mirëpo pas një serë ndarjesh dhe ribashkimesh ata vendosën që ti jepnin fund një herë e mirë marrëdhënies së tyre duke vazhduar secili rrugën e vet. Pas ndarjes së tyre ata u komentuan gjatë dhe kjo pasi reperi u përfol për një lidhje me një vajzë tjetër, ndërsa Melita vendosi të zhdukej nga rrjetet sociale.

Së fundmi modelja ka vendosur të rikthehet dhe ka hapur një adresë private ku u ka treguar të gjithëve që ka bërë një ndryshim të madh në pamje. Melita ka hequr dorë nga flokët bjonde dhe i ka lyer flokët brune. Me siguri kur Majk ka parë sa seksi duket tani Melita do jetë penduar për ndarjen.