Anxhela Peristri ka shumë vite në skenën shqiptare dhe me këngët dhe zërin e saj ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe të bëhet mjaft e njohur. Ditën e djeshme këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin "Rudina" ku ka rrëfyer diçka më shumë për jetën e saj, por ka habitur teksa ka treguar se ajo nuk i lejonë prindërit e saj që ta ndjekin në koncert pasi preket shumë.

“Unë nuk kam qef t’i kem në koncertet e mia prindërit sepse ata preken, prekem edhe unë dhe nuk këndoj dot. Ndaj në çdo koncert, apo edhe në “Kënga Magjike” u kam kërkuar të më ndjekin nga ekrani. E kam provuar t’i kem në publik, por më kanë sjellë shumë emocion dhe e kam patur të vështirë të këndoj.” – u shpreh këngëtarja Anxhela Peristeri në studion e emisionit “Rudina”.

Ndër të tjera Anxhela ka zbuluar se së shpejti do të mbajë një koncert recital ku do përfshihet i gjithë repertori i saj ndër vite.

“U bënë 17 vjet që unë jam në skenë dhe kur e them këtë më duket sikur jam plakur. Repertori i këngëve të mia është shumë i gjerë, por unë mendova të nxjerr një riorkestrim të materialeve të vjetra që njerëzit m’i kërkojnë në koncertet e mia. Do të jetë një recital i veçantë, do jetë në stil teatral”, tha këngëtarja.






