Prej disa ditësh në media është përfolur se reperi i njohur Fero është në një lidhje me modelen seksi Arbenita Ismajlai. Ndonëse vetë dyshja ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, dy ditë më parë Fero dhe Arbenita kishin qenë në Gjermani bashkë dhe këtë gjë e vërtetonin fotot nga i njëjti vend.

Por ditën e djeshme janë publikuar disa foto të çiftit që konfirmojnë një herë e mirë lidhjen e tyre.

Në një foto të siguruar nga ‘Prive’, Fero dhe Arbenita shfaqen të përqafuar teksa janë duke pozuar për kamerën. Ndërkohë që Fero i ka vendosur dorën tek të pasmet modeles nga Maqedonia.







