Këngëtarja e njohur Tuna ka qenë një nga personazhet më të komentuara ditët e fundit në media që pas deklaratave të forta që bëri në intervistën e saj në "Xing me Ermalin". Ndonëse shumë persona e kritikuar , duket se këngëtares nuk ja ndjenë duke qenë se vazhdoi jetën e saj normalisht.

Ditën e djeshme me rastin e Halloweenit, Tuna kishte vendosur që të ndryshonte pamje. Këngëtarja ka tmerruar fansat me maskimin e frikshëm që kishte zgjedhur.

Ajo kishte publikuar një foto në Instagram ku shihet tërësisht e transformuar, me një fytyrë të pikturuar dhe flokë portokalli.

“Çdo gjë që ti krijon je mësuar të shkatërrosh”, ka shkruar Tuna pranë fotos që është pëlqyer shumë nga ana e fansave.






