Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 23:11

I ofroi 100 milionë për 1 natë, shoku i Noizyt ofendon Encën

Përpara disa kohësh u përfol shumë në media deklarata e papritur e Encës e cila e pyetur nga fansat se sa lekë do për një natë ajo është përgjigjur 100 milionë euro. Më pas këngëtarja për të sqaruar komentin e  saj bëri një video live dhe tregoi se gjithçka ishte shaka.

Në këtë video ajo që tërhoqi vëmendjen ishin komentet e vazhdueshme të shokut të Noizyt, Don Vidit, i cili ka tallur Encën duke i ofruar asaj here 99 e herë 100 milionë dollarë për një natë.

Mirëpo siç duket Don Vidit nuk i del e keqja me këngëtaren e njohur pasi ai e ka sulmuar atë sërish. Në bion e profilit të tij Don Vidi ka shkruar ‘Selfmade’, një fjalë kjo e përdorur nga ana e Encës e cila gjithmonë ka treguar se është bërë vetë e famshme.

Pranë fjalës ai ka vendosur gishtin e mesit dhe një derrkuc duke thumbuar kështu këngëtaren e hitit ‘Kujt po I han’.