Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 23:11

I zhdukur prej kohësh nga rrjetet sociale, ja me çfarë po merret Ledion Liço

Para disa muajsh moderatori i njohur Ledion Liço mori vendimin drastik dhe mbylli çdo rrjet social duke vendosur kështu të përqendrohet tek jeta e tij reale dhe duke hequr dorë nga Instagrami e Facebook.

Ai prej muajsh ka qenë i zhdukur nga sytë e publikut dhe të vetmet herë kur fansat kanë pasur mundësi ta shikojnë ka qenë kur bashkëshortja e tij Sara publikon ndonjë foto me të.

Së fundmi Sara ka postuar një foto të Ledionit në rrjetet sociale duke zbuluar se me çfarë po merret momentalisht moderatori. Në foton e  ëmbël shihet se Ledioni i është dedikuar plotësisht familjes dhe djalit të tij London.

Në këtë foto London shfaqet i hipur në qafën e të të atit dhe duket se po e shijojnë shumë kohën bashkë.