Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 23:11

'Se kuptoj si nuk u dorëzua', Fatma rrëfen sekretet e lidhjes me Alfion

Dy javë më parë, moderatorja e njohur e emisionit "Fun Day", Fatma Methasani dhe shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani bënë publike lidhjen e tyre. Siç treguan dhe vetë ata, kishin më shumë se dy vite që ishin ën një lidhje mirëpo kishin vendosur ta mbanin atë larg vëmendjes së publikut.

Ditën e sotme Fatma është bërë pjesë e një interviste për Panorama Plus ku ka rrëfyer fillimet e lidhjes me Alfion dhe sesi arriti ai ta bënte për vete. Ndër të tjera moderatorja ka rrëfyer se ka qenë shumë e vështirë që lidhja e tyre të mbahej e fshehtë.

"Jo me receta se unë nuk jam shumë llupëse. Ka tentuar me ushqime, me lule, me ëmbëlsira, me mesazhe dehëse, me dashuri, por në fund mendoj ia ka dalë me këmbënguljen e tij. Një Zot e di, si nuk u dorëzua!"- ka treguar Fatma, duke vënë në dukje natyrën e saj të vështirë.

Gjithashtu, marrëdhënia e tyre në çift ajo e përshkruan si ajo e dy kukullave në filmin vizatimor: "Një “Tommy dhe Jerry”, por me “happy ending”.- është shprehur moderatorja.