Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 22:10

‘Nuk pranon të më takoj’, Kejsi rrëfehet pas tradhëtisë së Stresit

Prej ditësh në media është komentuar gjatë arrestimi i reperit të njohur Stres, i cili u kap në një hotel në Linzë me një sasi kokaine dhe një armë pa leje. Së bashku me të ishte edhe një vajzë 20-vjeçare emri i së cilës nuk u bë publikë.

Për arrestimin e tij reaguan edhe prindërit e këngëtarit dhe e fejuara e tij Kejsi, e cila nëpërmjet videove dhe fotove ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Stresin. Mirëpo sot ajo është bërë pjesë e një interviste në revista ‘Who’ ku ka rrëfyer se si e ka përjetuar lajmin e arrestimit të Stresit dhe faktin që ishte me një vajzë tjetër.

“Të them të drejtën as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë derisa të perballem vetë me Arkimedin, dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim, nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik. Më vjen keq që njerëzve ju intereson kaq shumë kjo pjesë që i përket jetës sime private. Mendoj që tregon nivel të ulët nga ana e tyrë, sepse ata që e kanë jetën e mbushur, nuk rrinë nëpër internet të komentojnë jetën e të tjerëve. Prandaj mund të them nuk më vrasin komentet dhe opinionet, sepse për jetën time përgjigjem vetëm unë. Lidhjet në largësi nuk janë asnjëherë të lehta, por ne ia kemi dalë me të gjitha vështirësitë, pa ndërhyrjen e askujt dhe ja ku jemi bashkë prej 4 vitesh.”, tha Kejsi.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se është e sigurt që Stresi do të lirohet dhe se nuk ka ardhur deri tani ta takojë pasi ai nuk ka pranuar.

“Une jam e sigurt që ai do dalë, sepse do vërtetohet me fakte që akuzat mbi të s’janë të vërteta, ndaj nuk mendoj që kjo është një pyetje që mund të përgjigjem, por di të them që do vij ta takoj sapo të dalë. Do isha nisur që në ditën e parë, por ai s’pranon të më takojë ndërkohë që është aty.”, përfundoi Kejsi.