Moderatorja e njohur Eva Murati muajt e fundit është përfolur shumë nga mediat për lidhjen e saj me Genar Topallin. Siç u tha disa muaj më parë ata i kishin dhënë fund lidhjes, mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores e cila mohoi gjithcka.

Ditën e sotme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘KafeIn;, ku për herë të parë pas lajmeve të ndarjes ka folur për marrëdhënien e saj me Genarin dhe arsyen pse ka zgjedhur ta mbajë atë larg vëmendjes së publikut.

"Asgjë të re, gjithçka shkon ashtu siç duhet. Është një temë që unë po përpiqem të mos futem shumë sepse e kuptoj dëmin e madh që i kam bërë vetes time për gjithë këto kohë që kam dhënë material tek njerëzit."- është shprehur ajo.







