Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 21:09

Luana i gënjeu të gjithë, kjo foto nxjerr zbuluar moderatoren

Të shtunë e kaluar, moderatorja e emisionit "Shiko kush luan", Luana Vjollca i ka habitur të gjithë fansat teksa është shfaqur me një look shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë. Me rastin e Halloweenit moderatorja kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve dhe të shtunën e kaluar e prezantoi emisionin me flokë brun.

Madje këtë ngjyrë ajo e mbajti edhe në ditët në vijim duke i bërë të gjithë të mendojnë se Luana kishte hequr vërtetë dorë nga floku bjond. Mirëpo së fundmi është zbuluar se moderatoja i ka mashtruar të gjithë, pasi siç duket ajo vijon të jetë bjonde.

Në një foto që dy këngëtaret Engjëllusha Salihu dhe Shyerhete Beluli kanë publikuar nga xhirimet e puntatës së re të ‘Shiko Kush luan’, Luana Vjollca shfaqet përsëri me flokët bjond.