Disa kohë më parë në media u përfol gjatë se këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ishte fejuar dhe kjo për shkak të një unaze që ajo mbante në dorë. Këtë lajm e konfirmoi edhe miku i saj, blogeri i njohur Olti Curri, teksa i ftuar tek Rudina tregoi se ajo unazë nuk ishte kot në gishtin e Anxhelës.

"Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës. Do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot", u shpreh Olti.

Ditën e sotme këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin Rudina ku ka reaguar për herë të parë për këto lajme. Ajo sqaroi për të gjithë se nuk është fejuar, por pranoi se është në një lidhje me një person.

"Unë kam 4 vjet me unazë në gisht, ato janë lajm kot, po të shohësh fotot e mia e kam unazën ndër vite. Nuk kam marrë propozim deri tani", u shpreh Anxhela.

Ndër të tjera ajo tregoi dhe pse s’kishte lënë asnjë person që të bënte fotografi në ditëlindjen e saj siç tregoi Olti kohë më parë.

"Fakti pse nuk doja të bëheshin fotografi është sepse hutohen me celular dhe nuk e kanë mendjen tek argëtimi. Janë ca gjëra që jam kundra. Atë natë doja të bënim qejf".

Anxhela e mbylli këtë bisedë duke thënë: Olti që e tha diçka di. Por kur të kem diçka konkrete do jem e para që do e them se nuk është turp të dashurosh".
Burimi:Xing.al.






