Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 21:09

Shtëpia e ëndrrave, publikohen pamje nga apartamenti modern i Ana Likës

Ditën e sotme të gjithë personazhet e njohur publik kanë festuar festën e njohur amerikane "Halloween". Ndonëse në Shqipëri nuk është traditë shumë prej tyre kanë publikuar vazhdimisht foto ku shiheshin të maskuar.

Një prej tyre është edhe Ana Lika e cila nuk ishte maskuar vetë, por mamaja e saj e kishte zbukurua shtëpinë me dekorime të frikshme. Në foto e publikuara prej aktores shihen spata, kungujë të frikshëm, merimanga etj, në të gjitha muret dhe tavolinat  e shtëpisë së saj moderne.

“Ou ne festojmë Halloween qenkemi amerikan me origjinë. Mami duhet të kuptojë që ne ‘fëmijët’ e shtëpisë po shkojmë na 30 vjeç, këto gjëra nuk na impresionojnë më. Ps: sëpata perla e kësaj feste”, ka shkruar Ana me humor.