Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 12:12

Olti Curri kapet keq me Elita Rudin, e ironizon atë publikisht: 'Do të bëjë divën'

Elita Rudi është përfolur shumë muajt e fundit në media pasi është aluduar se është në pritje të një fëmije. Ndonëse ajo dhe Gjiko ende nuk kanë pranuar diçka publikisht ata ata janë komentuar nga të gjithë.

Ditën e djeshme, tema e shtatzënisë është komentuar edhe në emisionin e njohur Rudina ku i pranishëm ishte gazetari Olti Curri i cili tregoi se kishte kontaktuar në me Elitën lidhur me këtë lajm, mirëpo përgjigja e saj nuk i kishte pëlqyer aspak.

“Vura re që nga gazetare showbizi do të bëjë divën dhe unë e braktisa si personazh se jam i vjetër në këto lojëra”, u shpreh Olti pasi tregoi se e kishte kontaktuar atë, por gjithsesi uroi që ajo dhe Gjiko të bëheshin prindër.