Modelja shumë e dashur për publikun Emina Cunmulaj prej kohësh është larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Emina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shumë herë publikon foto të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi modelja ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se do të bëjë një ndryshim drastik në pamje. Ajo ka kërkuar një parukier profesionist pasi ka vendosur të presë flokët e gjata.

“Ok. Jam gati. U sëmura dhe u lodha nga flokët e mi të gjatë dhe më duhet një stilist flokësh që di t'i presë këto flokë, pa eksperimentuar. Duhet të jetë dikush që di vërtetë t'i presë flokët shkurt."- shkruan ajo në postim.





