Së fundmi në familjen e moderatores Rudina Magjistari ka pasur festë, pasi vogëlushja e saj Mia ka festuar ditëlindjen. Vogëlushja ka mbushur 3 vjeç dhe moderatorja i ka përgatitur një surpizë.

Ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shihet një tortë që në krye të saj mban numrin 3. Pranë fotos Rudina nuk ka nguruar që të bëjë dhe një urim për Mian e vogël.

“E lumtur! Nga festa dje e Mias sime të shtrenjtë, që tani formon tre gishta për të treguar moshën e saj”, shkruan Rudina teksa shumë nga fansat e saj e kanë uruar atë.







