Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 11:11

'Gjuaj nëse ta mban', Elita Rudi kërcënon Gjikon publikisht

Një nga çiftet më të komentuara nga mediat muajt e fundit është moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko të cilët tërhoqën vëmendjen e të gjithëve me dasmën madhështore që mbajtën në shtator të këtij viti. Ndër të tjera prej kohësh është aluduar se moderatorja është në pritje të ëmbël, mirëpo vetë çifti ende nuk ka konfirmuar diçka.

Ditën e djeshme ata habitën fansat e tyre teksa publikuan në rrjetet sociale një foto ku i drejtonin armën njëri-tjetrit. Siç duket dyshja po përgatit një projekt të ri ku ata do të vijnë në versionin e ‘Mr&Msr Smith’.

"Gjuj gjuj nëse ta mban bytha."- i ka komentuar Elita partnerit, duke e kërcënuar para mijëra fansave, ndërsa Gjiko nuk i ka kthyer asnjë përgjigje komentit të saj.