Nga Shqipëria / E Mërkurë 31 Tetor 2018, 11:11

Plas sherri, Agon Amiga ofendon me fjalë të pista Ledri Vulën

Që prej largimit të reperit Ledri Vula nga "Babastars" marrëdhënia midis tij dhe anëtarëve të labelit të njohur nuk ka qenë aspak e mirë. Shpesh herë ka pasur përplasje të ndryshme mes tyre, ku ata kanë sulmuar njëri-tjetrin. Madje një javë më parë shoku i Ledri Vulës, reperi Lumi B u përfshi në një sherr virtual me reperin Agon Amiga, pasi tha në një emision se Agoni është sikur nuk ekziston fare tek grupi Babastars.

Por siç duket pasi Amiga i ka kthyer përgjigje Lumit së fundmi është kapur keq me Ledrin Vulën. Ai ka publikuar ditën e djeshme këngën e tij të re 'Qy Qysh' e cila ka dal vetëm audio, në të cilën i bën një diss Ledri Vulës.

Amiga thotë: “Une s’po shoh Vulë, une po shoh ku*vë, une po shoh gay”, në pjesën që mendohet të jetë për Ledrin.